
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përcjellë mesazhin e saj teksa mori pjesë në Ministerialin e 32-të të OSBE-së, që po mbahet në Vjenë. Ajo theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në mbështetjen e ligjit ndërkombëtar, drejtësisë dhe llogaridhënies, veçanërisht në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Spiropali nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në të gjithë kontinentin evropian mbeten prioritetet kryesore të politikës së jashtme shqiptare. Në këtë kuadër, ajo theksoi se siguria dhe zhvillimi afatgjatë në Ballkanin Perëndimor lidhen ngushtësisht me njohjen e plotë të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.
“Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran,” u shpreh ministrja shqiptare në fjalën e saj në Vjenë.
Ajo rikujtoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm parimet themelore të OSBE-së, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
and then