“Do të rrisim financimet!”, Rama: Sfidë e madhe zjarret në verë. Askush s’i ka gjetur ilaçin flakëve, por…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sfidë e madhe ngelen zjarret në verë, ndërsa foli për rritje të financimeve në këtë sektor.

Ai tha askush nuk i ka gjetur ilaçin zjarreve, por duhet të rriten sipas tij kapacitetet për pyllëzim.

“Sot kemi një menaxhim të fragmentuar, kemi modele që nuk janë koherente me njëra tjetrën. Vendosja e një sistemi kombëtar menaxhimi, është një tjetër aspekt që besoj se do të na garantojë kjo reformë që ka nisur të konceptohet në Ministrinë e Mjedisit. Jemi në një tjetër sfidë të madhe dhe e shohim gjatë sezonit të verës kur temperaturat rriten shumë, sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsyeje, nevoja që të ndërhyjmë me shumë kurajo në aspektin e reformës dhe me shumë angazhim për vëmendjen, sa i përket pyjeve, është çdo vit dhe më e madhe. Rritja e kapaciteteve tona për pyllëzim, është çdo vit dhe më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve, që kur vijnë bëjnë dëme dhe kolosale, por nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë, sado të jetë rezultative në periudha të mëparshme. Vitin që vjen do të rrisim dhe financimet dhe intensitetin e pyllëzimeve. Sipas metra katorëve që ndërtojnë, do të kontribuojnë në shtimin e fondit të gjelbër.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×