Plani për 20 qendra azili në Shqipëri, Balliu: Vendimi në fshehtësi të plotë, s’ka transparencë! I kërkova Ministrisë së Brendshme që…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e qeverisë për ngritjen e 20 qendrave të reja për emigrantët në qytetet e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës. Sipas Balliut, ky vendim është marrë pa konsultim me qytetarët dhe pa një plan të qartë sigurie.

Në një reagim në ‘Facebook’ Balliu tha se vendimi rrit rrezikun për komunitetet lokale në një kohë kur rendi publik është në krizë dhe policia nuk mund të garantojë sigurinë elementare në qytetet përkatëse. Ai e konsideron hapjen e kampeve për qindra persona nga zona të konfliktit pa transparencë dhe garanci sigurie si “papërgjegjshmëri të rëndë”.

“Në këtë situatë, Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një korridor të pakontrolluar migrator, ndërsa institucionet e rendit janë të mbingarkuara dhe të politizuara,” tha Balliu.

Si Zv. Kryetar i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ai njoftoi se i ka dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë zyrtare për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh me sigurinë e tyre dhe pse vendime të tilla merren në mënyrë të fshehtë. Siguria kombëtare duhet të jetë prioritet absolut,” tha Balliu.

REAGIMI
Qeveria ka miratuar planin për ngritjen e 20 qendrave të reja të emigrantëve në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, pa transparencë dhe pa garanci sigurie. Ky vendim rrit rrezikun për komunitetet lokale në një kohë kur rendi publik është në krizë dhe policia nuk garanton dot sigurinë elementare në qytetet tona.
Të hapësh kampe me qindra persona nga zona të konfliktit, pa u konsultuar me qytetarët dhe pa një plan të qartë sigurie, pa transparencë, është papërgjegjshmëri e rëndë. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një korridor të pakontrolluar migrator ndërkohë që institucionet tona të rendit janë të mbingarkuara dhe të politizuara.
Për këtë arsye, nën cilësinë e Zv. Kryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, i kam dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë zyrtare me shkrim për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh me sigurinë e tyre dhe pse qeveria merr vendime të tilla në mënyrë të fshehtë. Qytetarët kanë nevojë që Shqipëria të mos shndërrohet në vendin që lejon depozitimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm në botë.
Siguria kombëtare duhet të jetë prioritet absolut!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×