Shqipëria një rival i mundshëm, Koeman: S’ka ekipe të vogla, më mirë me kundërshtar europian

Holanda u shortua në grupet e Botërorit me Tunizinë dhe Japoninë, ndërsa edhe Shqipëria është kundërshtar i mundshëm, në rast se kuqezinjtë kalojnë Play Off. Trajneri i holandezëve, Ronald Koeman tregoi këndvështrimin e tij, për shortin.

“Të gjithë grupet janë mjaft të ekuilibruar, përfshirë grupin tonë. Japonia ka gjithmonë një ekip futbolli të përgatitur, me atleticizëm, Tunizia është një sfidë për ne aktualisht. Dhe skuadra e tretë është nga Europa dhe mund të jetë përsëri Polonia, me të cilën kemi luajtur në kualifikuese. Një skuadër europiane, të paktën, dhe kemi një mundësi më të mirë për të fituar. Mund të jemi të kënaqur, megjithëse çdo gjë përbën sfidë. Nuk ka më vende të vogla.

Holanda ka nisur prej kohësh punën për Botërorin dhe Kuman zbuloi se përfaqësues të federatës kishin qenë në SHBA duke kërkuar një vendndodhje për bazën e ekipit. Duke qenë në Grupin F, tashmë dihet edhe në cilën pjesë të SHBA do të luhen ndeshjet, apo edhe në Meksikë.

“Është shumë vapë atje, edhe me keq në Monterrej të Meksikës. Do të duhet të kemi kujdes. Përfaqësuesit tanë kanë qenë disa herë në SHBA, po udhëtojmë duke parë vendndodhje të ndryshme dhe duhet të vendosim destinacionin tonë përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përgatitemi me detaje, gjithsesi”, tha trajneri i Holandës pas shortit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×