
Ish-deputeti socialist Arben Ndoka, dhëndri i tij dy nipat si dhe 23 të pandehur të tjerë, bosë të krimit do të ulen në bankën e të akuzuarve, për t’u përballur me akuzat penale që SPAK ka ngritur kundër tyre. Të shtunën Prokuroria e Posaçme njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin për gjykim të dosjes penale Revanshi.
Në mesin e të pandehurve, janë dhe Ervis Martinaj, ‘mbreti i kumarit’ i zhdukur pa gjurme prej 3 vitesh, Fatmir Troplini i njohur si Visi Pojës anëtar i Klanit Troplini, Durim Bami, Marklen Haka e Endrit Dokle. Nën akuzë janë dhe 3 ish-zyrtarë policie, mes tyre dhe ish-speciali i RENEA-s Altin Morina. Sipas SPAK Arben Ndoka në bashkëpunim me Martinajn dhe anëtarët e tjerë të grupit krijuan kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim e Valter Bami. Arben Ndoka dhe grupi i tij tentuan po ashtu planifikimin e vrasjes së Aleks Ndreka (alias Aleksandër Deda), në vitin 2020, të cilën nuk e realizuar.
Hektor Xhecuka i besuar i Ervis Martinaj me financimin e këtij të fundit dhe në bashkëpunim edhe me Marklen Hakën, krijuan kushtet për vrasjen e Durim Bamit, për shkak të konflikteve që kishin me të. Bami u tentua të vritej në vendin e quajtur Ura e Tapizës, Fushë Krujë, teksa po udhëtonte me një autoveturë Range Rover, ngjyrë e zezë me targa italiane, por I plagosur mbeti djalë i hallës së tij, Ervin Kodra që udhëtonte me të. Durim Bami na bashkëpunim me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën akuzohet nga SPAKse krijuan kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukës (alias Hektor Xhecuka) si dhe Erigers Mihasin.
Ervis Martinaj akuzohet e në 2020 krijoi kushtet për të ndarë kundërshtarët e tij, Leonard Duka, Elvis Gaca dhe Altin Gega si dhe të Fatmir Hysenit e Armando Hysenit. Leonard Duka, Gaca dhe Fatmir Hyseni janë të pandehur për vrasjen e krahut të djathtë të Martinajt, Santjago Malko. Fatmir Hyseni i njohur si ‘Doqa’ në bashkëpunim me anëtarët e klanit Duka përgatiten planin për vrasjen e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit. Elson Reçi (alias Elson Kaçorri), në bashkëpunim me Fatmir Troplinin i njohur si Miri i Pojës, pjesë e klanit Troplini dhe Klodian Shahinin organizuan atentatin me eksploziv ndaj Preng Gjinit të ndodhur në 2020 në Tiranë. Ish-zyrtarët e policisë akuzojhen se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike në Lezhë, Mirditë dhe Fushë Krujë. Hetimet për të dyshuarit e tjerë në kuadër të këtyre grupeve kriminale janë duke vijuar.
Të pandehur
Arben Ndoka
Arian Tuku
Samuel Ndoka
Vinçens Tuku
Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022
Jozi Kraja
Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli)
Oltion Zefi
Edson Jozëik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri)
Kasandër Noga
Elson Reçi, alias Elson Kacorri
Fatmir Troplini
Klodian Shahini, ish-oficer policie
Henerigert Mitri, ish-zyrtar policie
Kristos Teta
Denis Meta
Marklen Haka (lias Marklen Aliu)
Tori Xhecuka (alias Hektor Xhecuka)
Florenc Kelmendi (alias Florenc Toçi)
Ardit Gjokrosa
Durim Bami
Endrit Dokle
Altin Morina, ish-oficer i RENEAS
Erlis Duka
Fatmir Hyseni
Altin Gega
Elton Zalla
and then