“AI do të zëvendësojë shumë shpejt spikerat dhe aktorët”, CEO i Acromax: Dyshoj se pas ‘Diellës’ qëndrojnë njerëz

CEO i Acromax, Aldor Nini, duke folur për risitë e inteligjencës artificiale, shpjegoi disa prej problematikave që sjell përdorimi i tepërt i AI. Ai tha se teknologjia po përparon aq shpejt, sa tashmë po zëvendëson spikerë dhe aktorë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Nini tha se dyshon që pas deklaratave të Diellës, ministres së Kabinetit të kryeministrit Rama, mund të fshihen njerëz që e komandojnë, duke marrë parasysh mënyrën se si ajo shprehet.

“Ai po ndalet te spotet, te videoklipet. Ajo po bëhet aq e mirë sa mund të krijosh një aktor më të mirë se ai që ka 10–20 vite në skenë. Mund të krijojmë edhe një Nisida, edhe një studio tjetër. Testimet që kemi bërë janë të frikshme dhe të mira njëkohësisht. Ende ka gabime, sepse ato figura nuk janë njerëz. Por mendoj se për shumë pak kohë, do të jetë e mundur të zëvendësohen spikerët në studio, jo ata që diskutojnë,” u shpreh Nini.

Ai shtoi se inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te të rinjtë, të cilët po e përdorin në mënyrë të tepruar, duke “fikur trurin”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×