Nënkryetarja e Forumit Rinor: Largimi i të rinjve, dramë kombëtare. Përgjegjësi kryesor Edi Rama

Në Foltoren e katërt të organizuar përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Dhjetëra demokratë i janë bashkuar “Foltores”, ndërsa kërkojnë që pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë

Në këtë Foltore ka mbajtur fjalën edhe Nënkryetarja e Forumit Rinor, e cila bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dënojnë skandalet që kanë përfshirë vendin.

“Sot jemi mbledhur për t’i dhënë zë qytetarëve. Demokracia është gjak që duhet të qarkullojë. Jam këtu sot sepse Shqipëria më thërret çdo ditë. Sot jemi këtu dhe nuk kemi ndërmend të ikim. Pesë vite më parë vendosa të angazhohem pa interes. Të parët tanë luftuan për dinjitet, liri por a I gëzojmë sot këto? Shpesh jo. Ne rinia shpesh përballemi me pamundësi. Liria mund të vijë, por guximin për ta sjellë nuk ta jep askush, por është i të gjithëve ne. Prej vitesh kemi një sistem që i ka drejtuar të rinjtë drejt largimit. Kjo është një dramë kombëtare dhe autori është Edi Rama”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×