
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka folur për takimet e tij të zhvilluara me demokratët.
Në një intervistë të dhënë për “euronews”, Salianji u shpreh se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë, ndërsa shtoi se nuk e sheh aspak si përçarje lëvizjen e tij.
“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër, nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara, ça problemi ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky, lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrëdhënien e kam me demokratët dhe mendimet e mia do të vazhdoj ti them, ato që janë bindjet e mia,” tha ai.
Gjatë intervistës, Salianji shtoi se takimet e kanë vendosur Partinë Demokratike në një tjetër ritëm dhe se sipas tij PD është zgjuar nga kjo lëvizje.
“Nuk duhet të pajtohemi me logjikën që të marrim disa deputetë dhe të rrimë në opozitë. Nga zgjedhjet në zgjedhje ne po shkojmë në gropë. Të mos ta them unë këtë tani? Këto takime po tregojnë dhe e kanë vendosur PD-në në një tjetër ritëm. Kjo lëvizje i ka arritur disa qëllime, PD është zgjuar nga kjo lëvizje. Ajo ka vendosur një lloj konkurrence. Çfarë dëmi ka PD nga kjo? I ke parë, kanë filluar të dalin të gjithë. A dolën njerëzit në terren? A kemi një rizgjim të PD? A e tha zoti Berisha që do të kemi një ndarje të funksioneve në Kuvendin Zgjedhor, të grupit parlamentar nga partia? Disa elemente pozitive i ka prodhuar. Vëmendja a ka shkuar te PD? Nuk ka çfarë frike të ketë PD nga lëvizja jonë, por të shikojë a qëndrojnë këto që po themi ne? Unë nuk jam për rrogë, e kam për detyrim të lëviz dhe jo të rri. Njerëzit që marrin rrogë i fryjnë ndasive, këta që paguhen me rrogë nga demokratët. Ne duhet të kthejmë meritën, të bëjmë hapjen e partisë. Unë kam sakrifikuar edhe lirinë, të tjerët punën, bizneset. Ne jemi PD, ne kemi sakrifikuar, jo ata që kanë përfituar”, tha ai.
and then