Zgjedhjet në Kosovë/ Ambasadori francez: Moscertifikimi i Listës Serbe, vendim zhgënjyes

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.

Përmes një shkrimi në “X”, Guerot e ka konsideruar këtë si një vendim zhgënjyes.

Ai është shprehur se një gjë e tillë nuk kontribuon në zgjedhje transparente e gjithëpërfshirëse.

“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, shprehet ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×