Avokatët e Erion Veliajt kërkesë në Kushtetuese për përshpejtimin e shqyrtimit të padisë: Vonesa po sjell dëme për kryeqytetin

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shqyrtimin e padisë, për shfuqizimin e masës arrest në burg të cilën e cilësojnë antikushtetuese dhe që sjell dëme për kryeqytetin nga mungesa në detyrë e kryebashkiakut.

Çështja ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë është në fazën e seancës paraprake, ku pritet që të vendoset nëse dosja e SPAK do të kalojë apo jo për gjykim.

Kërkesa në Kushtetuese për përshpejtim vjen dy javë pasi Erion Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që po e njëjta gjykatë më herët i dha të drejtë Veliajt, duke e kthyer në detyrë dhe duke shfuqizuar në këtë mënyrë vendimin e Këshillit të Ministrave.

Në seancën e së premtes, Veliaj kërkoi që t’i krijohet akses real mbi materialet e dosjes, që deri më tani SPAK ia ka vënë në dispozicion mbrojtjes vetëm në USB, kur në burg nuk ka as kompjuter. Veliaj akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, pasi ish presidentit Meta dhe të pandehurve të tjerë u janë vënë në dispozicion materialet.

Seanca e radhës paraprake, ku Veliaj pritet të bëjë mbrojtjen, do të mbahet më 5 janar. SPAK e akuzon kryebashkiakun për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×