
Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ndërkohë që në nisje mori fjalën kryedemokrati Sali Berisha. Ai u ndal te zgjedhja e Avokatit të Popullit ndërsa theksoi se PD bëri një gabim me firmat, për të cilat kërkoi ndjesë dhe i tërhoqën ato. Ai tha se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me PS-në.
“Ai emëroi një kryetar partie që ditën paraqitej si opozitë, dhe natën filtronte me të. E emëroi duke shkelur çdo procedurë, kushtetuese dhe ligjore. E emëroi pasi të gjitha firmat e dhëna për të jo për tu zgjedhur por për tu vendosur në listën e kandidatëve që do të vendoseshin në Komisionin e ligjeve. U propozua me firmë dhe u tërhoq me firmë. Rama zgjodhi atë, duke kryer praktikën e mëparshme. Ato firma ishin një gabim, një nxitim, që ndodhi në një klimë ku me këtë parti u vendos një bashkëpunim apo koalicion gjatë garës elektorale në Tiranë. U kërkua ndjesë publike dhe u quajt gabim. U kthej përgjigje tastjerave. Këta janë në garë për një urrejtje ndaj opozitës. Nuk mundet që të na imponojnë PD-së asgjë. U tërhoq çdo firmë. Kurrëfarë bashkëpunimi qoftë dhe më miniml me të nuk shërben dhe nuk vlen. Kryesia e PD-së vendosi që të ndërpritet çdo bashkëpunim me çdo parlamentar socialist dhe me Edi Ramën. Ndaj dhe ne nuk marrim pjesë në asnjë kandidaturë apo emër. Vendimi i gjykatës Kushtetuese, për t’i dhënë Edi Ramës licensën e vjedhjeve publike, ishte goditja më e rëndë që ka marrë lufta kundër korrupsionit, në Shqipëri dhe Europë. Me këtë vendim, Rama tregoi se është i aftë t’u diktoi atyre gjykatësve pa dinjitet dhe integritet çdo lloj vendimi që dëshiron.”, tha ai.
and then