
Niclas Fullkrug është një zgjidhje emergjente, me kosto të ulët, pasi goditja e vërtetë e Milan quhet Dusan Vlahovic. Mediat kanë zbuluar se Igli Tare po punon prej kohësh për të bindur “bomberin” serbin, të cilit në fund të këtij sezoni i përfundon kontrata me Juventus.
Nga 1 shkurti, Vlahoviuc është i lirë të negociojë me çdo skuadër dhe Tare ka lëvizur shpejt për të djegur çdo konkurrent pasi për Vlahovic interesohen edhe ekipe të tjera si Barcelona, apo skuadra “big” nga Premier League.
E përditshmja spanjolle Sport zbulon Barça është tërhequr nga gara për Vlahovic pasi ka qenë vetë lojtari që ia ka bërë të qartë se dëshira e tij është të transferohet në Milano. Përcaktues në këtë vendim të tij është marrëdhënia e shkëlqyer që Vlahovic ka me trajnerin Max Allegri.
and then