
12 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje, 51 gola të shënuar dhe 11 të pësuar. Këto janë shifrat e Bayern Munich deri në këtë pikë të Bundesligës, ku kryesojnë të qetë në kuotën e 38 pikëve, plus 9 pikë në raport me ndjekësin më të afërt. Këto shifra do të kënaqnin çdo skuadër, por jo Bayern, pasi në sytë e Kimmich diçka nuk po funksionon si duhet.
Në fakt, në 6 nga 8 ndeshjet e fundit, Bayern Munich e ka gjetur vetën gjithnjë në dizavantazh, për këtë arsye mesfushori i gjerman ngre alarmin.
Në një intervistë për Sport BILD, Kimmich kërkon nga ekipi që të mbrohen më mirë, në mënyrë që të mos jenë gjithnjë të detyruar të përmbysin rezultatin: “Në ndeshjet e fundit kemi qenë shumë shpesh në dizavantazh. Ka gjithnjë raste ku duhet të mbrohemi më mirë, mbi të gjitha gjatë goditjeve standarde. Duhet të kujdesimi të mos i lejojmë rivalëve goditje nga këndi, rivënie fundore etj. Duhet të përmirësojmë me çdo kusht në këtë drejtim, nuk duhet të gjendemi kaq shpesh në dizavantazh. Në të ardhmen duhet të luajmë në atë mënyrë që t’i mbyllim ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Kimmich ndër të tjera në intervistën e tij për Sport Bild.
and then