EMRAT/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore dhe emëron pasuesin, jep edhe një gradim në Forcën Detare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura.

Me Dekretin nr. 477, datë 16.12.2025, Kreu i Shtetit dekretoi lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.

Në vijim, me Dekretin nr. 478, Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Ndërkohë, me Dekretin nr. 479, datë 16.12.2025, Presidenti i Republikës dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, i cili mban detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Detare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×