
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, lidhur me dyshimet për abuzime me tenderë dhe prokurime publike. Tabaku deklaron se kreu i qeverisë po përpiqet të marrë në mbrojtje vartësen e tij.
Ajo paralajmëron se, pas qëndrimeve të kryeministrit kundër drejtësisë, Rama pritet t’i ofrojë Ballukut mbrojtje politike, ndërsa mazhoranca, sipas saj, po përgatitet të votojë kundër kërkesës së SPAK në Kuvend, duke bllokuar heqjen e imunitetit.
“Kryeministri po përgatitet t’i japë mburojë politike zëvendëses së tij, e cila është e pandehur. Mbështetja për drejtësinë matet me veprime, jo me deklarata. Sot, mazhoranca socialiste duket e vendosur të votojë kundër kërkesës së SPAK. Siç e kam paralajmëruar edhe më herët, kjo nuk është më thjesht një çështje gjykate, por një problem i thellë moral. Vetëm një qeveri e të pandehurve mund të shndërrohet në mburojë për korrupsionin e një qeverie të tërë”, shprehet Tabaku në një postim në rrjetin social Facebook.
and then