SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut/ Gazetari: Çfarë pritet të ndodhë të premten në Këshillin e Mandateve (DETAJET)

Këshilli i Mandateve mblidhet të premten për kërkesën e SPAK. Gazetari Ergys Gjencaj tha për News24, se Këshilli i për Mandatet do të mblidhet në orën 10:00.

Në mbledhje pritet të jetë e pranishme edhe Belinda Balluku që ka të drejtën të shoqërohet edhe me avokat.

“Të premten në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli për mandatet dhe do të shqyrtojë kërkesën e depozituar nga SPAK për Kuvendin, ku kërkohet heqja e mandatit, ndalimit të saj dhe arrestimit të zv.kryeministres Balluku. Në këtë mbledhje pritet të jetë edhe Balluku që ka të drejtën të shoqërohet edhe me avokat. Po ashtu pritet që të jetë edhe prokurori i çështjes Dritan Prençi. Po ashtu pritet të jetë edhe kreu i ri i SPAK Klodian Braho. Pra puna e tij e parë do të jetë një përballje me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë…Pritet që kjo të jetë mbledhja e parë, por nuk evitohet fakti se mund të kemi më tepër mbledhje sa i përket çështjes Balluku”, u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë lëvizjet e opozitës në rastin konkret. Ndërsa nga mazhoranca, ka pasur një qëndrim ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama i cili tha se do të përgatitet për qëndrim të drejtë, sa i përket kërkesës së SPAK.

“Opozita është e ditur që do mbështesë heqjen e mandatit të zonjës Balluku, ndërsa pritet të shihen se cilat do të jenë lëvizjet e mazhorancës. Këto ditë pritet të jenë dinamike”, tha më tej gazetari Gjencaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×