SPAK kërkon arrestimin e Ballukut! Shehaj thërret protestë të premten, në orën që Kuvendi shqyrton imunitetin e zv/kryeministres

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë, në momentin kur mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Me një video reagim në rrjetet sociale, Shehaj fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Whatsapp Image 2025 12 17 At 17.45.57
Whatsapp Image 2025 12 17 At 17.45.57

“Protesta! Protesta! Protesta! Në çdo postim marr me qindra komente ku me thoni: “Duhet të organizojmë protesta”.

Të premten në orën 10:30, mblidhet Këshilli i mandateve, do vendosin të shpëtojnë Belinda Ballukun. Aty do të organizojmë protestën dhe do të kërkojmë që të dorëzojnë Belinda Ballukun. Belinda Balluku duhet të arrestohet ashtu siç kërkon SPAK-u dhe siç ka vendosur Gjykata. Mjaft e mbrojtët!

Ju presim të gjithëve! Të premten në 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ne do të jemi aty. Apo jo? Dorëzoni Belindën!” – deklaron Agron Shehaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×