Plagosja me armë zjarri në Mamurras/ Zbulohen detaje nga ngjarja, i riu qëlloi pas sherrit banal, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras.

Sipas burimeve i plagosuri sapo ishte kthyer nga Anglia, dhe ka patur një konflikt të çastit me autorin, i cili tashmë është identifikuar nga policia dhe po kryehen kontrolle për kapjen e tij.

Sipas të dhënave i plagosuri i kishte kërkuar autorit që të lëvizte me kujdes dhe mos të xhironte gomat, dhe pas kësaj i riu është përgjigjur me të shtëna duke qëlluar dy herë me pistoletë ku njëri nga plumbat i kapi krahun Pjetër Markut.

Ky i fundit po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×