PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD pas tensioneve në Kuvend, Sekretariati i Etikës vendos nesër

Sekretariat i Etikës do të mblidhet ditën e nesërme në orën 9:00 për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Socialiste për masat disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas incidenteve të krijuara ditën e sotme në Parlament.

Sipas grupit parlamentar të PS-së, veprimet e sotme në seancën plenare ishin të mirëorganizuara nga deputetët e PD-së.

Në kërkesen e tyre drejtuar Sekretariatit të Etikës, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetët, me masa nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat dhe komisionet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×