Napoli, Politano: Sfidë e madhe, jemi të motivuar, duam trofeun

Matteo Politano, sulmuesi i Napolit, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Bolognas, në finalen e Superkupës së Italisë.

“Do të jetë një sfidë me shumë një kundër një. Të dyja ekipet duan të fitojnë trofeun dhe do të kërkojnë të imponojnë stilin e tyre. Ne duhet të jemi të fortë në çdo moment.

Lojtari foli edhe për mundësinë e ndryshimeve taktike: “Ne mund të luajmë me shumë module dhe me shumë lojtarë të ndryshëm. Nuk është problem të ngelësh jashtë një ndeshje, e rëndësishme është të jemi në 100%.”

Ai shtoi se ndihet mirë në rolin e të katërtit në të djathtë dhe është gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin për ekipin. Politano përshkroi grupin si të bashkuar dhe me shpirt qetësie:

“Qëndrojmë bashkë në momentet e mira dhe ato të vështira, duke folur gjithmonë hapur. Kjo është forca jonë.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×