
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka qenë i pari që mori fjalën në protestën kombëtare të opozitës.
Ai tha se mbledhja e demokratëve në protestë, është përgjigja ndaj këtij regjimi. Ai tha se ‘tashmë nuk kanë më gjumë.
Belind Këlliçi: Ndizni dritat e telefonave ta shohin ku është populli opozitar, ku është PD. Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai.
Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë.
Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë.
Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën.
Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë.
and then