
Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në fjalën e tij të mbajtur në protestën kombëtare, u shpreh se prania e qytetarëve tregon qartë se shoqëria ka nevojë për ndryshim .
“Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer në shpresën tonë. Në shpresën e Shqipërisë, ju falënderoj për besimin që i jepni PD , në këtë kohë të sundimit të koleres e korrupsionit. Prania juaj sonte do të thotë se kjo shoqëri ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Nga ju në këtë shesh kam mësuar se sakrificat dhe besimi do të na çojnë përpara me besim për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin….Rama, Balluku, banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim. Bashkë me çetën e tyre të megahajdutëve, ne do u themi se ata e kanë gabim. U themi hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë së koha e tyre ka mbaruar”, tha ai.
and then