Video/ Ligjet japin “OK”, Bajram Begaj shkon në Kuvend, ja deputetët që votuan kundër

Komisioni I Ligjeve

Komisioni i Ligjeve i ka hapur rrugën kandidaturës së Bajram Begajt për President të Republikës, duke çuar kështu emrin e tij në Kuvend, i cili do të mblidhet në orën 18:00 për ta miratuar.

Deputetët në Komisionin e Ligjeve që votuan kundër kandidaturës së Begajt për President ishte deputeti demokrat, mbështetës i Sali Berishës, Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.

Ky i fundit e cilësoi antikushtetuese kandidaturën e Begajt për President, pasi sipas tij, një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë për një post tjetër.

Nga e saj, kryetarja socialiste e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, lexoi dekretin e firmosur sot nga Presidenti Ilir Meta, për lirim nga detyra si shef i Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, dekret që hynte në fuqi direkt.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×