Video/ “Begaj ka kaluar edhe filtrat e partnerëve”, Majko te Ligjet: E firmosi edhe Meta që nuk është dashamirësi ynë

454545454545

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko u shpreh sot se emri i Bajram Begajt ka kaluar shumë filtra përpara se të bëhej Shef i Shtabit, madje sipas tij shumë më shumë sesa tani që po zgjidhet President.

“Po flasim për një njeri i cili deri para disa orësh që ka mbajtur postin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura. Për të mbajtur këtë post, duhet të kalosh disa filtra që nuk i kalon as Presidenti. Ai që vendoset shef i Shtabit ka një investigim të mirëkuptuar nga partnerët.

Janë shumë të njohura informacionet që për dikë tjetër do ishin të panjohura. Kemi të bëjmë me një figurë që ka kaluar të gjithë filtrat e nevojshëm”, u shpreh Majko.

Sipas tij “Presidenti në zyrë nuk është një dashamirës i maxhorancës dhe kandidaturave që nxjerr ajo. Kemi të bëjmë me një personalitet dhe një kandidat që duhet të largojë dyshimet për të kaluarën e tij dhe për mënyrën se si është filtruar. Ne nuk po çojmë shefin e shtabit në zyrën e Presidentit, po çojmë individin që ka qenë Shef i Shtabit”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×