Ish-kandidati për kryetar bashkie në Mat, Brahilika denoncon dëmet në Unazën e Burrelit: Nevojitet hetim

Ish-kandidati për kryetar bashkie në Mat, Eduart Brahilika, ka denoncuar publikisht gjendjen problematike të një segmenti të Unazës së Burrelit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve.

Ky segment i rrugës ka pësuar krisje të dukshme dhe të rrezikshme në asfalt, të cilat paraqesin rrezik për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Ai e ka bërë denoncimin përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video ku duken qartë dëmtimet në sipërfaqen e rrugës.

“Punët e mira vazhdojnë në Mat. Këtu ka nevojë për hetim kryesisht”, shprehet Brahilika në reagimin e tij, duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×