
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot ministrat e kabinetit të tij në një nga rezidencat qeveritare në zonën e Saukut në Tiranë. Mbledhja ka nisur që prej orës 10:00.
Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth ngjarjeve të fundit me të cilat po përballet vendi, siç janë përmbytjet. Ndërkohë në fokus do të jenë dhe objektivat dhe prioritet e qeverisë për vitin 2026.
Në mbledhje synohet të bëhet një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.
and then