Rrëshqitje masive dheu në fshatin Bashaj, mbi 100 banorë të izoluar

Një rrëshqitje masive dheu ka bllokuar rrugën kryesore që lidh fshatin Bashaj me pjesën tjetër të zonës, duke lënë mbi 100 banorë të izoluar.

Situata paraqitet problematike, pasi qarkullimi është i pamundur dhe banorët nuk mund të largohen ose të marrin shërbime të nevojshme.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore për të hapur rrugën dhe për të rikthyer lidhjen me zonat përreth.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës janë vënë në dijeni të situatës, ndërsa pritet angazhimi i grupeve teknike për të zhbllokuar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin sa më shpejt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×