Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari. Shihni si ka përfunduar traktori

Një aksident është regjistruar sot në Kolonjë të Lushnjës. Egzon Begaj, 64 vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjës, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës për shkak të plagëve të marra. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×