U dhunua brutalisht/ I moshuari me plagë në kokë rrëfen ngjarjen: Isha në gjumë dhe dëgjova ulërima. Dola, u hodha sipër djalit për ta mbrojtur, më goditën me shkelma

Babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe u dhunuan brutalisht. Ata kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë në të cilën u përfshinë në emisionin “Me Zemer të Hapur”, në News24, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti. Ngjarja ndodhi në fshatin Vjosë në Fier. Babë e bir u dhunuan nga tre persona, njëri prej të cilëve ishte polic.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, nga spitali, Ylli Meçe me plagë në kokë, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, duke bërë apel për drejtësi.

“Isha në gjumë. Unë e dëgjova kur i thirrën Altin. Më thotë gruaja e thirrën djalin jashtë. Pa shkuar tek porta dëgjova ulërima dhe e pashë të rënë pa ndjenja. Ishte natë se dritat na i fikët. Dhe pak e pashë se po e qëllonin me shkelma bërtita shumë fort dhe i rashë përsipër djalit që ta mbroja, por më qëlluan fort. Më goditën në kokë, në spital më banë skaner, më qepën. Kam dhimbje…Policia në fillim nuk përgjigjej, më vonë erdhën. Na thanë që shkuan të shtëpia bënë foto, edhe fotografuan rrëkenë e gjakut. Njoh si fshatar babanë e tij, kanë qenë familje e mirë. Kam punuar në shtëpinë e tij. Dua të them që nuk e dimë se do bëhet. Duhet drejtësi”, tha ai.

Nga ana e tij Atltin Meçe, ka thënë se janë pa mbrojtje në spital.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×