
Real Madrid largoi nga pankina Xabi Alonson, pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës. Vetë trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderon madrilenët për gjithçka.
“Kjo periudhë e jetës sime profesionale ka mbaruar dhe nuk shkoi ashtu siç donim. Të stërvitesha me Real Madridin ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi për mua, çdo ditë.
Falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e Madridit për besimin dhe mbështetjen e tyre – largohem me respekt dhe krenari që kam dhënë gjithçka në klub”, ka shkruar Alonso.
and then