
Real Madrid u kujdes që të zbuste largimin e Alonso-s, duke deklaruar se ndarja ishte me konsensus, por mediat në Spanjë kanë një tjetër version, shkruajnë me bindje se Alonso nuk dëshironte të largohej, por më pas u dorëzuar përpara presionin dhe faktin që nuk kishte më mbështetjen as të drejtuesve dhe as të senatorëve të ekipit. Për Alonso-n kjo ishte një goditje e fortë pasi largohet nga Madridi pas pak muajsh, për më tepër ndihet i tradhtuar nga presidenti Perez i cili bëri gjithçka për ta larguar nga Leverkusen.
Pavarësisht këtij dështimi, Xabi Alonso mbetet një nga trajnerët më të lakmuar në treg. Mediat shkruajnë se Alonso është një opsion konkret për të paktën 3 ekipeve të mëdha Evropiane. I pari në listë është Liverpool, me ish ekipin e tij që e kërkoi edhe gjatë kohës kur Jurgen Klopp u largua.
Sipas AS, Alonso mund të marrë drejtimin e ekipit të kuq nëse Arne Slot largohet. Gjithnjë sipas të përditshmes spanjolle, ish trajneri i Real Madrid është një opsion edhe për stolin e Man.City, gjithnjë nëse Pep Guardiola vendos të largohet në fund të këtij sezoni.
Alonso është një opsion edhe për Bayern Munich, me gjigandët gjerman që e kërkuan përpara se t’i besonin stolin Vincent Kompany. Për momentin, Alonso është larg stolit të Bayern kjo pasi Kompany rinovoi kontratën e tij me Bayern dhe po zhvillon një sezon fantastik.
and then