VIDEO/ Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dhjetëra banesa të dëmtuara

Rrëshqitje masive të tokës janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni , rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok të madh banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha  si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spathar i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

Autoritetet vendore janë informuar për rrëshqitjet masive dhe dëmet e shkaktuara dhe janë në ndjekje të situatës, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së banorëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×