
Ndeshjet e radhës për Partizanin do të rezultojnë vendimtare për fatet e sezonit te kryeqytetasit. Duke nisur nga ndeshja me Teutën të hënën e datës 19 janar, e më pas me Vllazninë në transfertë e Elbasanin në shtëpi dhe për të kaluar sërish me Bylisin në transfertë, do të thonë shumë për rrugën që do të marrë sezoni i “Demave”.
Aktualisht, Partizani mbetet në vendin e gjashtë me 23 pikë, dhjetë pikë më pak se vendi i katërt, por sytë dhe mendja duhet të jenë edhe te kundërshtarët që vijnë pas tyre në renditje pasi Vora e vendit të shtatë është vetëm një pikë pas (22) ndërsa Bylis që renditet e teta në zonën e “play out”, është pesë pikë larg (18).
Kështu, katër ndeshjet e radhës deri në momentin kur të vijë radha e dy sfidave çerekfinale ndaj Elbasanit në Kupë, kthehen në vendimtare për të kuqtë.
and then