Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër. Fshiheshin në…

Dy vëllezër janë arrestuar në Dibër pasi dyshohen si të përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2018.

Policia bën me dije se dy vëllezërit fshiheshin në Gjirokastër, ndërsa në banesat ku jetonin u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Njoftimi: 

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.

Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Tëins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:
K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).

Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

5015d1a7 5aee 4404 992c 4f1265e5686e
5015d1a7 5aee 4404 992c 4f1265e5686e
24a29f27 4709 4819 Ab3c 7215b30a173e
24a29f27 4709 4819 Ab3c 7215b30a173e



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×