Sunderland, Xhaka: Ja përse pranova të transferohesha këtu

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori Granit Xhaka ka treguar arsyet se përse zgjodhi Sunderlandin.

“Nuk prisja të kthehesha në Premier League, por vendimi im erdhi shumë shpejt.

“Fola me Kyril [Louis-Dreyfus], fola me Jermain Defoe dhe fola me Lorik Canën, i cili ka një prejardhje të ngjashme me timen dhe ka pasur një periudhë të shkëlqyer këtu në Sunderland.

Kyril ishte shumë i hapur që nga fillimi. Pastaj, kur fillon ta shohësh veten duke ardhur në këtë klub, pyet ish-lojtarët, dhe Jermaini dhe Loriku folën shumë mirë për klubin dhe tifozët”, shtoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×