Ftesa e Trump për “Bordin e Paqes” dhe “fatura” 1 mld $/ Nesho: U përzgjodh Shqipëria, jo Rama. Kryeministri të tregojë nëse do pranojë kushtin

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka komentuar ftesën e presidentit Donald Trump për qeverinë Rama, për të qenë pjesë e ‘Bordit të Paqes’ për Gazën. Nesho tha për News24 qëllimin e këtij bordi, që sipas Trump përfshin disa pika dhe plane konkrete për rimëkëmbjen e Gazës pas lufte.

“Ideja e këtij bordi lindi me rezolutën e këtij këshilli që pranon se zgjidhja e konfliktit në Gaza, të ketë një plan me 3 nivele, ku në krye do të jetë një bord i paqes. Më pas është qeveria dhe më tej do të jetë qeveria lokale që do të zbatojë dhe implemetojë programet që duhen për të riaktivizuar ekonominë e vendit. Janë 7 emra ku përfshihen Drejtori i Bankës Botërore, dhëndri i Trump-it, i dërguari special për lindjen e Mesme, njeriu më i rëndësishëm është Rubio dhe Tony Blair. Është një projekt kompleks, ku dihet që roli i Tony Blair, ka marrë pjesë për të rindërtuar Gazën që do të sjellë jo vetëm ndryshim të pamjes së vendit, por dhe rigjenerim i të kushteve dhe krijim i një klime të re rindërtimi.”, tha ai.

Duke u ndalur te roli dhe ftesa që i është bërë Shqipërisë. Nesho tha se nuk është ftuar Rama personalisht, por Shqipëria. Ai tha se Rama nuk duhet të krijojë një aureolë për këtë çështje, por të tregojë sipas tij se çfarë do të sjellë në tryezën e paqes.

“Bordi i Paqes janë vendet që dëshirojnë të bashkëpunojnë me SHBA, jo vetëm me këtë projekt, por me projekte të tjera alternative. Ideja dhe vizioni Trump është që të krijojë një vend më të sigurt, me alternativa më shumë. Kjo është mundësi e madhe për Shqipërisë, duke qenë se ka si qëllim bashkëpunimin me SHBA. Ftesa duhet përkrahur, por ka dhe gjëra të tjera që duhet t’i diskutojmë. Në kartën e re të bordit të paqes, vihet një kusht ku vendet e paqes të kenë një kontribut prej 1 mld dollarë. Ky bordi i paqes do të ketë një linjë, vendimmarrje jo shumë horizontale, por kryetari i bordit, që është presidenti i SHBA-ve, do të ketë të drejtë të vendosë veton e anëtarëve të bordit. Pra do të ketë një linjë vertikale që do të tregojë dakordësi me SHBA se sa vendimmarrje. Para disa orësh, edhe organet kryesore të shtypit në SHBA, kanë thënë se çështja e 1 mld dollarëve, përgjigja ishte diplomatike; SHBA presin që këto vende, të kontribuojnë për të pasur Bordi i Paqes në veprimtarinë e tij dhe një segment që vjen nga përdorimi i tij. Nuk është ftesë për zotin Rama. Se ai bën gabim që e thotë ashtu. Është ftesë për Shqipërinë, nuk dihet kontributi i Ramës në politikën ndërkombëtare. Një herë del kundër veprimtarisë së SHBA, kam parasysh me konferencën e Romës, apo kritikat që ka bërë me zotin Macron në Bruksel. Ai ka qenë kundërshtar i heshtur i zotit Trump. Vietnami është ftuar, Rusia, apo dhe shtete të tjera. Rama pas dy muajsh mund të mos jetë në pushtet, për shkak të lidhjeve të tij me krimin e Sinaloa-s. A do ia heqë 1 mld dollarë Rama shqiptarëve që janë gati si në Gaza? Që pensionistët janë në kushte të vështira, apo dhe qytetarët shqiptarë largohen për shkak të kushteve ku jetojnë?!”, tha Nesho.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×