Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Mondi Mëhallës, Gjykata e Apelit lë në burg Xhino Agon

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Xhino Agon, duke konfirmuar vendimin e datës 5 dhjetor të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas burimeve, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit, konkretisht vlerësimin e arrestimit në flagrancë. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos, me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht këtij vlerësimi, trupa gjykuese ka çmuar se kushtet për mbajtjen në fuqi të masës “arrest në burg” vijojnë të ekzistojnë, duke e lënë Agon në qeli.

Xhino Ago dyshohet nga organet e drejtësisë si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×