
Pjesë e Foltores së opozitës përpara Kryeministrisë kanë qenë qytetarë të shumtë. Teksa mbajti fjalën e tij, një qytetar bëri thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër qeverisë së korrupsionit.
Ai theksoi se vendi u përmbyt për shkak të makutërisë së qeverisë dhe se ka shumë arsye që shqiptarët të protestojnë dhe të revoltohen kundër regjimit.
“Rruga Qukës Qafë Pllocë u inaugurua me këngë e vallë por u kthye më makth për qytetarët. Qeveria me pretekstin e rregullimit të standardeve, na la me një rrugë që dështoi që me dimrin e parën. Ditën e verës Shqipëria përpihet nga zjarret, në dëborën dhe uljen e temperaturave bllokohen akset rrugore. Këtë qeveri të paaftë të korruptuar deri në palcë nuk duhet ta mbajë më mbi supe ky popull”, tha ai ndërsa bëri thirrje që më 24 janar të dalin masivisht në shesh”, u shpreh ai.
and then