
Letra e presidentit amerikan Donald Trump ka sjellë reagime të shumta pas publikimit të ftesës nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Ekspertja e çështjeve të Sigurisë Juxhina Sotiri theksoi se ftesa është për Shqipërinë dhe se nuk ka të bëjë me lidershipin.
Gjatë intervistës në “Studio24”, në News24, Sotiri tha se kryeministri Rama nuk dha asnjë sqarim për qytetarët se përse Shqipëria u ndëshkua nga SHBA për pezullimin e vizave.
“Ftesa patjetër është për Shqipërinë dhe jo për lidershipin. Ajo që ka rëndësi është fakti se duhet bërë krahasim tek përgjigja që qeveria i bëri ftesës së Trump. Sidomos të parës. Pra kur në rastin e parë nuk kemi përgjegjësi nga qeveria se përse Shqipëria ndëshkohet nga SHBA, nga ana tjetër më duket fshatareske dhe përpiqemi me lidershpin dhe përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme që ta shesin si meritë. Unë shoh një arsye të thjesht nga ana e Trump, pra një ndarje për qëndrimet e ndryshme që janë mbajtur nga këto vende për Izraelin apo Palestinën. Pra mendoj që për diskutimin publik rëndësi më të madhe ka që të shtrohet pyetja a është gati Shqipëria që të bëhet pjesë e një mekanizmi që ka disa detyrime pasi shoh dy elementët më kritikë, krijimi i kësaj figure të përjetshme të Trump dhe tjetra nuk dihet nëse këto fonde do jepen cash apo forma të tjera”, tha ajo.
and then