
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OST, ka reaguar mbrëmjen e sotme pas blackoutit 2 orësh që mbuloi gjysmën e zonave në Tiranë.
Sipas OST-së, shkak i mungesës së energjisë ka qenë një defekt rreth orës 20:30, në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.
“Brigadat e OST-së, në gatishmëri të plotë, identifikuan menjëherë defektin në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.
Ndërkohë, nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në bashkëpunim me OSHEE-në, përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”.
Menjëherë pas identifikimit të defektit, brigadat e linjave në terren morën masat për riparimin e tij.
Paralelisht, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes manovruan linjat rezervë përmes skemave unazë, me qëllim minimizimin e ndikimit te konsumatorët.
Institucionet me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi u rikthye brenda rreth 30 minutash.
Në orën 22:09, riparimi i defektit përfundoi dhe linja u rikthye në punë, duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftimin zyrtar të OST.
and then