PAMJET/ Kaos në QSUT pas fikjes së dritave, transferohen me urgjencë të sëmurët. Qytetarët: Pacientëve në reanimacion u rrezikohet jeta

Pas një defekti në linjën e transmetimit të energjisë elektrike në zonën e Shkozës, QSUT u përfshi mbrëmjen e sotme nga errësira, duke shkaktuar kaos në pavijone dhe panik te familjarët e pacientëve.

Pamjet e publikuara në rrjete tregojnë momente tensioni, ndërsa mjekët dhe stafi u detyruan të transferojnë me urgjencë të sëmurët, veçanërisht ata në gjendje të rëndë.

Qytetarët denoncojnë se ndërprerja e energjisë vuri në rrezik jetën e pacientëve në reanimacion.

Situara e sotme në QSUT ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe funksionimin e sistemeve emergjente në spitalin më të madh të vendit.

Në një deklaratë, QSUT pranoi se spitali qendror i vendit u prek nga ndërprerja e energjisë, por se sistemi UPS dhe gjeneratorët u vunë në punë menjëherë. Deklaratë e cila bie ndesh me realitetin dhe pamjet e siguruara nga vetë dëshmitarët dhe të afërmit e pacientëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×