Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Komentet e kryeministrit Rama për financimin dhe të ardhmen e RTSH-së, problematike! Nevojitet reformë afatgjatë

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka shprehur shqetësim për komentet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me financimin dhe të ardhmen e transmetuesit publik RTSH.

Institucioni ka theksuar nevojën për një reformë afatgjatë dhe sistemike të RTSH në përputhje me standardet e EMFA.

Whatsapp Image 2026 01 20 At 13.26.26
Whatsapp Image 2026 01 20 At 13.26.26

“Instituti Ndërkombëtar i Shtypit shpreh shqetësim për komentet problematike të bëra së fundmi nga Kryeministri Rama në lidhje me financimin dhe të ardhmen e transmetuesit publik RTSH, dhe thekson nevojën për një reformë afatgjatë dhe sistemike të RTSH-së, në përputhje me standardet e #EMFA”, thuhet në reagimin e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×