Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen disa makina, transportohet në spital një grua shtatzënë (VIDEO)

Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen.

Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në Spitalin e Lezhës dhe, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×