
Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit në lidhje me ftesën e presidentit të SHAB Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla është i pari që ka folur, duke e quajtur këtë një moment të pa precedentë në konotacionin pozitiv, duke theksuar se ky është një moment historik që vlerëson rolin e Shqipërisë në vendosjen e paqes kudo ku ka konflikte.
Balla: Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes. Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik.
Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza.
Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues.
and then