
Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, deklaroi gjatë seancës publike në Gjykatën Kushtetuese se vijimi i ushtrimit të detyrës nga Belinda Balluku, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, përbën një rrezik potencial për interesin publik.
Sipas Bejkos, hetimi ndaj Ballukut është në zhvillim dhe ka karakter dinamik, ndërsa fakti që ajo vazhdon të ushtrojë funksione drejtuese në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjia rrit rrezikun e cenimit të interesit publik.
“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë publike të gjitha të dhënat, por në vlerësimin makro të rreziqeve rezulton se e hetuara, duke vijuar ushtrimin e detyrës së ministres dhe zv.kryeministres, përbën një rrezik konkret. Vetë përfaqësuesi i Kryeministrisë deklaroi se e hetuara ka propozuar rreth 50 akte”, u shpreh Bejko.
Prokurorja theksoi se SPAK vlerëson se Balluku nuk ka përmbushur detyrën në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe ekziston rreziku që, përmes vijimit të ushtrimit të funksionit, të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë ose të ndikojë në provat e hetimit.
and then