“Mesazhi i Trump ishte i qartë ‘mos guxo, s’dua të ta shoh surratin’”/ Berisha: Rama nuk u pranua në Davos!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ishte pranuar që të merrte pjesë në Davos për ‘Planin e Paqes’. Sipas Berishës, edhe vetë Trump e kishte bërë të ditur se 2-3 persona nuk mund të ishin pjesë e këtij samiti, që sipas tij, një prej tyre ishte Rama.

“Edi Rama i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e shfrytëzoi dot. Përkundrazi, mesazhi ishte i qartë: mos guxo, nuk do të shoh surratin. Ai mbeti i padëshiruar në Europë dhe botë. Asnjë njeri nuk mund t’i besojë një mashtrimi të tillë,” tha Berisha, duke shtuar se situata ishte evidente gjatë kohës kur Rama pretendonte se parlamenti kishte ratifikuar një vendim për Planin e Paqes.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se presidenti amerikan përdor vizitat e tij për të shprehur mesazhe të qarta, por Rama, sipas Berishës, nuk ka pasur mundësi të përfshihej. “Absolutisht asnjë lidhje nuk ka mes Ramës dhe aktit madhor të themelimit të bordit të Paqes. Ai u ndalua në atë sallë historike dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit,” deklaroi Berisha.

“Edi Rama, i cili mori një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e shfrytëzoi dot. Përkundrazi, mesazhi ishte i qartë: “Mos guxo, nuk do të shoh surratin.” Ky ishte mesazhi dhe ai u përcoll qartë në Parlament. E patë vetë se si qëndronte Rama, në kohën kur mblodhi Parlamentin dhe pretendonte se ratifikimi ishte kryer. Por realiteti ishte ndryshe: ai mbeti i padëshiruar në Europë dhe në botë. Asnjë njeri nuk mund t’i besojë një mashtrimi të tillë.

Dua të theksoj se presidenti amerikan përdor vizitat e tij për të dhënë mesazhe të qarta, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë për Ramën. Për të kuptuar këtë, mjafton të shohësh se ai është një figurë e izoluar dhe se absolutisht asnjë interes biznesi nuk ka lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes, ku Rama u ndalua. Në atë dhomë, në atë sallë historike, ai nuk mund të ishte pjesë e procesit. Ai tregoi qartë se nga disa emra të ftuar, Rama ishte një prej tyre, ndërsa pjesën tjetër do ta zbulojmë më vonë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×