Protesta kombëtare më 24 janar/ Balliu vazhdon takimet me qytetarët në Astir: Revolta, shpresa e vetme për liri

Edhe këtë të premte, deputeti Klevis Balliu ka vijuar takimet me qytetarët.

Ai është ndalur në zonën e Astirit, ku ka bërë thirrje banorëve që të bashkohen në revoltë kundër qeverisë, të cilën ai e konsideron një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Balliu theksoi se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit është reagimi qytetar dhe revolta kundër një pushteti që, sipas tij, ka kapur shtetin dhe po e mban Shqipërinë në kthetrat e hajdutërisë.

“Revolta është shpresa e vetme për liri dhe për rikthimin e shtetit te qytetarët,” u shpreh Balliu, duke ftuar qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësive dhe abuzimeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×