“E ka vënë përpara kreun e PD”/ Kulluri: Salianji i vetëm përballë Kryesisë, Këshillit Kombëtar e Berishës dhe i ka mbushur sallat plot!

Të shtunën Partia Demokratike do të organizojë protestë kombëtare në orën 17:00. Në një intervistë në “News24” analisti Edvin Kulluri foli për protestën e paralajmëruar nga kreu i PD Sali Berisha, duke analizuar edhe takimet e Salianjit me qytetarët.

Kulluri shtoi Salianji është i vetëm dhe po e mund Berishën, duke mbushur sallat plot më mbështetës e qytetarë.

“Salianji e ka vënë përpara e ka futur në një cep Sali Berishën. Këta po pretendojnë të rrëzojnë Ramën, kur nuk përballojnë dot Salianjin, i cili realisht me shifra dhe me numra i ka mundur. Duket qartë. Është tek pullë përballë gjithë Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe Sali Berishës dhe e ka sallën të mbushur. Pra për të zgjidhur problemet e Berishës për të mbushur sheshet. Salianji e ka ekspozuar Sali Berishën shumë keq. Po tregohet inteligjent dhe ai fituar eksperiencë, por momenti që ka zgjedhur Salianji për të rihapur këtë debat të vjetër është momenti më i mirë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×