“Gjithçka mbaron në këmbët e…”/ Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD: E turpshme ajo që ndodhi dje në Kushtetuese për Belindën

Ka nisur Foltorja e organizuar nga Partia Demokratike në selinë blu.

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e ka quajtur ditën e djeshme një nga më të turpshmet në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishme dhe cilësori, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×