
Pamjet që shihni vijnë nga loti i dytë i rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë. Situata në fjalë ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.
Sipas informacioneve, traseja e rrugës ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, çka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment. Për arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar. Ndërkohë për këtë vepër u hodhën 260 milionë euro, ndërsa pamjet flasin krejt të kundërtën.
Burime nga terreni bëjnë me dije se firma kontraktore po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar dhe pritet të ndërhyjë për vlerësimin dhe riparimin e dëmtimit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.
and then